6 raste me Coronavirus, Komuna e Kaçanikut njofton se kanë ashpërsuar masat dhe kanë shqiptuar gjoba

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Pas gjashtë rasteve të lajmëruara me Coronavirus, Komuna e Kacanikut ka ashpërsuar masat, derisa ka lajmëruar për katër gjoba mandatare për mos rrespektim të rregullave.

Në faqen zyrtare të kësaj komune, kanë bërë të ditur se janë shqiptuar katër gjoba mandatarë për mos respektim të rregullave të institucioneve qendrore kundër COVID 19.

“Policia e Kosovës në Kaçanik ka shqiptuar katër gjoba mandatare në vlerë 1 mijë euro, për mos respektim të rregullave të qarkullimit të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë si dhe mos respektim të masave mbrojtëse të përcaktuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik. Shtabi Komunal Emergjent për Parandalimin e COVID 19, ka kërkuar respektim të rregullave dhe rekomandimeve nga institucionet qendrore, në mënyrë që të kemi sa më pak raste të virusit COVID në komunën tonë. Brenda javës janë shqiptuar gjithësej 12 gjoba, 9 gjoba mandatare për personat fizik si dhe 3 gjoba për personat juridik. Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të jetë në terren dhe do të vëzhgoj situatën ku edhe do të veproj sipas rregullave dhe ligjeve të parapara për këso situata”, shkruhet në njoftim./GazetaExpress/


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme