6 strategji të thjeshta për të qenë më pozitiv

Prishtinë | 13 Gus 2023 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Nëse dikush do të na thoshte se ka një shkencë që studion lumturinë, reagimi i parë i shumë prej nesh ndoshta do të ishte një e qeshur mosbesuese. Por sipas studimeve dhe kërkimeve të kohëve të fundit, ekzistojnë teknika dhe strategji të cilat ndikojnë në rritjen e lumturisë suaj, duke ju bërë të mendoni vetëm pozitivisht.

Ja se cilat janë 6 prej tyre:

Përdorni “autopilotin e lumturisë” – Mendoni gjithmonë për gjëra pozitive teksa, dërgoni një e-mail standard apo teksa printoni diçka.

Mos e përdorni fjalën “perfekt” në fjalorin tuaj – Nëse ju e ngulisni në mendjen tuaj se “shumë mirë është e barabartë me perfekte” atëherë hiqeni nga fjalori juaj këtë të fundit.

Mos lini në plan të dytë dëshirat tuaja – Një gjë e tillë ndikon negativisht edhe tek ju si njeri, prandaj mundohuni që përveç punës të merreni edhe me ato gjëra që pëlqeni më shumë.

Si të fitoni dhe të kurseni më shumë – Nëse doni të bëni një ndryshim në jetën tuaj dhe të ndiheni më të lumtur, shpenzojnë paratë tuaja duke plotësuar ato dëshira që ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Merrini gjërat me sportivitet – Duhet të mësoni të buzëqeshni edhe ndaj gjërave që në pamje të parë duken të parëndësishme.

Mos u frikësoni nga pengesat – Nëse doni që ju të jeni të suksesshëm në profesionin tuaj, atëherë ju nuk duhet të dorëzoheni përballë pengesave që do të hasni gjatë rrugës suaj, sepse të jeni të sigurt se do të jenë të shumta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme