Gjashtë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Kurse, vetëm në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 841 raste të reja me koronavirus.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, janë 11.894 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.