60 gra të Gjilanit përfitojnë nga projekti “Gratë në Punë Online”

Gjilan | 14 Shk 2017 | 11:39 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Gjilan është promovuar të martën projekti i rëndësishëm “Gratë në Punën Online (WOW), i cili zhvillohet në partneritet me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe mbështetje nga USAID-i.

Kjo  u bë e ditur pas Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtori i misionit të USAID në Kosovë, James Hope dhe zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj Gashi.

“60 zonja do të përfitojnë nga ky program pas konkurrimit. E falënderoj shumë për mbështetjen drejtorin e misionit të USAID dhe mikun e madh të Gjilanit, James Hope, pasi Gjilani është përfitues i këtij projekti, pas shumë projekteve të tjera, sikur edhe zëvendësministren Zogaj-Gashi për inicimin dhe përkushtimin që ky projekt të realizohet në Gjilan. Presim arritjen e rezultateve të shkëlqyeshme në këtë projekt”, ka thënë pas nënshkrimit të këtij memorandumi, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ndërsa, drejtori i misionit të USAID në Kosovë, James Hope, tha se nuk është e rastësishme që ky projekt po zhvillohet në Komunën e Gjilanit, por për shkak të partneritet të madh që kanë ata me këtë komunë në fushën e ndërmarrësisë, edukimit etj.

“Ky projekt adreson disa nevoja shumë të rëndësishme në Kosovë. Së pari e shfrytëzon një potencial të jashtëzakonshëm i cili ekziston në Kosovë për teknologjinë informative, por një aspekt tjetër është se ai e mundëson rritjen e një pjesëmarrje jo të mjaftueshme të grave në ekonomi. Prandaj, fuqizimi ekonomik i grave dhe kyçja e tyre në këtë fushë është një aspekt i rëndësishëm i USAID në Kosovë. Këto projekte kanë sukses vetëm atëherë kur ekziston një partneritret i fuqishëm, siç është rasi me parneritetin që kemi me Gjilanin dhe MZHE. Kjo është një ide shumë e mirë që ka ardhur nga zëvendësministrja Gashi-Zogaj”, ka deklaruar Hope.

Nga ana saj, zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj Gashi, ka thënë se është shumë e lumtur që ky projekt po implementohet në Gjilan dhe Prishtinë.

“Komuna e Gjilanit do të përfitoj me 60 gra të cilat do të trajnohen për të gjetur punë online. Ky projekt tashmë është në fazën e tretë, pasi fazën e parë dhe të dytë kanë qenë të përfshira 6 komuna. Nga 150 vajzat e trajnuara, mund të konfirmoj se 77 prej tyre kanë gjetur një punë online. Deri më tani janë lidhur mbi 270 kontrata pune të profileve të ndryshme, në Kanada, Amerikë e gjetiu, duke punuar në marketing, media sociale, dizajn grafik, në futje të të dhënave, kodim, përkthime, editime të fotove etj. Me këtë projekt po arrijmë që të krijojmë edhe vetëbesim te vajzat e  reja që të bëjnë karrierë në profile që mund të gjejnë punë dhe se ato mund të jenë të barabarta në konkurrencën globale”, ka thënë zëvendësministrja Zogaj-Gashi.

60 gratë e Gjilanit do të përzgjidhen vetëm pasi t’i nënshtrohen konkurrencës.

memorandum (1) memorandum (2)

 

 

Të ngjashme