60 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës në Japoni

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 09:35 | Nga

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave kanë marrë të paktën 60 jetë njerëzish, e kanë lënë dhjetëra të tjerë të zhdukur, në zonat perëndimore të Japonisë.

Shumica e viktimave janë regjistruar në Prefekturën e Hiroshimës, e cila është goditur rëndë nga shira të rrëmbyeshëm që prej së enjtes. Qindra shtëpi janë dëmtuar, rreth 1.5 milionë njerëz janë urdhëruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa dyfishi i tyre janë këshilluar të largohen.

Autoritetet thonë se, me të gjitha gjasat, kjo do të jetë fatkeqësia më e rëndë nga moti që ka parë ndonjëherë Japonia në dekada të tëra. Kryeministri Shinzo Abe tha se autoritetet janë përballur me një “garë kundër kohës”, për të shpëtuar dhe evakuuar njerëzit.

Mijëra forca policie, zjarrfikësish dhe ushtarësh po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Disa prej viktimave janë varrosur të gjallë nga rrëshqitjet e dherave, siç raporton agjencia e lajmeve të Kyodos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme