Për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, zyrtarë të lartë shtetërorë nga mbarë bota po vizitojnë vendin dhe po dërgojnë telegrame urimi.
Ndër zyrtarët e parë që vizituan Kosovën në këto ditë feste ishin presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.
Në këto vizita, nuk mungoi premtimi për përkrahje të vazhdueshme për Kosovën në rrugëtimin e saj shtet ndërtues.
Sipas RTV21 gjatë këtyre 10 ditëve festë, Kosovën do ta vizitojnë mbi 60 delegacione nga vende të ndryshme të botës. Shtatë nga to nga Shqipëria.
Ndërkohë është publikuar edhe agjenda zyrtare e festimeve për përvjetorin e Pavarësisë, ku që nga 15 shkurti do të mbahen konferenca, ekspozita, mbledhje solemne dhe aktivitete kulturore.