62% e qytetarëve mbështesin vazhdimin e dialogut, 30% janë për shkëmbim territoresh për njohje

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 10:09 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

62 për qind e qytetarëve mbështesin vazhdimin e dialogut në formatin aktual.

Kurse 30 për qind e qytetarëve janë për shkëmbim territoresh në këmbim të njohjes nga Serbia, raporton Ekonomia Online.

Këto të dhëna u bënë publike nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) në konferencën – Zëri i Popullit rreth “Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Labinot Greiçevci nga RIDEA tha se vetëm 16% e qytetarëve mbështesin status-quon aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurse në këmbim të  njohjes dhe anëtarësimit në OKB 30 për qind e qytetarëve janë për shkëmbim territoresh.

“Skenari i parë ka të bëjë me status-quon. Vetëm 16 për qind e qytetarëve të Kosovës mbështesin status-quon aktuale mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Skenari i dytë ka të bëjë me Asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive në këmbim të njohjes defakto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, vetëm 10 për qind e mbështesin këtë skenar”.

“Dhe skenari i tretë ka të bëjë me korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në këmbim të njohjes globale dhe anëtarësimit në OKB. Ky skenar ka hasur në 30 për qind mbështetje nga qytetarët e Kosovës”.

Anthony Heath, profesor në Oxfordit tha se mbi 60% e respodentëve nuk dëshirojnë ndërprerjen e dialogut.

“Kemi mbi 1000 respodentë, në 38 komunat e Kosovës. 90% janë shqiptar 9% serb dhe 1% nga grupet tjera etnike. Shumica e popullatës së Kosovës është kundër ndërprerjes së dialogut”.

“Ndërkaq nëse liqeni i Gazivodës duhet t’i jepet Serbisë apo të mbetet në Kosovë, 57% e qytetarëve mendojnë që liqeni duhet të mbetet në Kosovë dhe kjo duhet të jetë vijë e kuqe në dialog”.

“Vijë e kuqe ka qenë edhe Trepça, ku 99% e shqiptarëve mendojnë që Trepça duhet të mbetet në Kosovë. 91 e shqiptarëve mendojnë që veriu nuk duhet t’i jepet Serbisë”.

Ambasadori norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad tha se Kosovës i duhet konsensus për dialog me Serbinë.

“Siç e din të gjithë në dialogu i normalizimit, Bashkimi Evropian ka qenë faktor i rëndësishëm. Dialogu do të ishte i rëndësishëm për të dyja vendet. Nga pjesa e hulumtimit është e rëndësishme që qytetarët e mbështesin dialogun”.

“Dialogu Kosovë-Serbi ka qëndruar në pritje për më shumë se 1 vit, unë shpresoj që këto veprime të ndalohen edhe t’i jepet mundësi dialogut”.

“Jo të gjitha partitë duhet të jenë pjesë e delegacionit, ata duhet të kryejnë punë në Parlament. Institucionet shtetërore duhet të ketë më shumë konsensus. Konsensusi do ta bëjë Kosovën më të fuqishme”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/281879312480866/

Të ngjashme