64 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, prej të cilëve 50 janë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa 14 të tjerë kanë rezultuar negativë.
Shtatë nga këta pacientë janë duke u trajtuar në Mjekim Intensiv, pesë prej të cilëve janë të shtruar në QKUK, ndërsa dy të tjerë në spitalet e përgjithshme, njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Ndërkaq, me oksigjeno-terapi janë 38 pacientë.
“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive – 28 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive – 5 pacientë, Klinika e Pediatrisë – 3 pacientë, Spitali i Prizrenit – 5 pacientë, Spitali i Gjilanit – 8 pacientë, Spitali i Pejës – 1 pacient, Spitali i Gjakovës – 7 pacientë, Spitalit Mitrovicës, – 1 pacient, Spitali i Ferizajt – 6 pacientë”, thuhet më tej në njoftimin e SHSKUK-së.