65 persona të infektuar me koronavirus janë të hospitalizuar sot në Klinikën Infektive në QKUK, ku 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Metro.
Sipas raportit ditor të Klinikës, pesë prej tyre janë në gjendje stabile dhe do të lirohen për vetizolim në shtëpi, ndërkaq 30 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intenstive.
Prej tyre, 65 raste janë me Covid-19 pozitiv, 5 prej tyre në gjendje stabile lirohen për vetizolim në shtëpi.
Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste.