66 pacientë të infektuar me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 66 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga spitali kanë njoftuar se 59 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 9 të tjerë janë në CPAP.

Ndërkohë që 10 pacientë të tjerë që janë të infektuar me COVID-19, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë i spitalit:

Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19, datë 27.09.2021:

66 pacientë janë të shtrirë;

52 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

9 pacientë janë në CPAP;

10 pacientë ne gjendje të rëndë;

Mbroje vetën vaksinohu.

Të ngjashme