Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka mirëpritur lajmin për zgjedhjen e tij si nënkryetar i PDK-së.
Aliu përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se Ferizaj bashkë me Regjionin, ka zërin e forcën politike për të sendërtuar më të mirën për të gjithë qytetarët!
Statusi i plotë i tij
Familja e madhe politike, rrugëtimin e së cilës e bëri bashkë me Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës, dëshmoi për të satën herë, vlerat demokratike dhe vullnetin për ndryshim. Dje, mu besua një rol tejet me peshë, sfidues pashmangshmërisht por edhe kuptimplotë për të jetësuar vullnetin e mijëra qytetarëve, ai i Nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Falënderoj Kryetarin Veseli, Kryesinë dhe strukturat tjera të partisë për besimin e kurdohershëm dhe mijëra përkrahës që ndër vite ndërtuam bashkë vizionin e mirëqeverisjes. PDK fuqishëm do të rikthehet aty ku e ka vendin – në krye të qeverisjes me vendin.
Ferizaj bashkë me Regjionin, ka zërin e forcën politike për të sendërtuar më të mirën për të gjithë qytetarët!
Na priftë e mbara!