Po qe se do të ndaheshin medaljet në Olimpiadë për modelim, këto bukuroshe braziliane do të merrnin me vete arin…
Gisele Bundchen
Është modelja më e popullarizuar e Brazilit, e cila ka ngritur në majë modelingun e botës në fund të viteve nëntëdhjetë. Madje edhe me 37 vjeç, edhe pasi që zyrtarisht është tërhequr nga pista, Gisele mbetet modelja më paguar në botë. Në hapje të Lojërave të 31-ta Olimpike pati nderin të shëtiste përfundimisht në pistë e veshur me fustan glamuroz të artë me nënshkrimin e Alexandrea Herchocivitchit, transmeton Telegrafi.
Adriana Lima
Mbretëreshë e ekipit Victoria’s Secret, Adriana Lima është më së gjati në ekipin e këtij brendi, mirëpo flitet që 36-vjeçarja mund së shpejti “t’i lërë” krahët e vet, duke i vënë pikën karrierës së vet impozante dhe të suksesshme 16-vjeçare. Në fushën e modës ajo punoi për emra të mëdhenj si Vera Wang, Christian Lacroix, Emanuel Ungaro, Giorgio Armani, Fendi, Ralph Lauren, Valentino, dhe shumë të tjerë.
Alessandra Ambrosio
Gjithashtu, 36-vjeçarja Alessandra Ambrosio, ka stazh vetëm një vit më pak në ekipin Victoria’s Secret, ndërkaq ka të drejtën e famës, sepse ka bartur krahët më të rëndë VS në histori (14 kg të rëndë), duke shëtitur nëpër pistën në muajin e dytë të shtatzënisë. Ambrosio, është nënë e dy fëmijëve. Pavarësisht se ajo poston foto të herë pas hershme për miliona fansat e saj në Instagram, Alessandra këmbëngul se nuk përdor filtra në foto, për të promovuar bukurinë natyrale.
Ana Beatriz Barros
Ish VS modelja Ana Beatriz Barros e udhëheq Ambrosio si njërën nga nëntë vajzushat e veta në kurorëzimin e paradokohshëm në Greqi me milionerin Karim El Chiati. Për një kohë të shkurtër, Barros u bë një nga modelet më të kërkuara në botë, pasi ka punuar për Guess, Victoria’s Secret, Chanel dhe për linjën e modës së Jennifer Lopez. Ajo gjithashtu ka sfiluar për stilistët më të mëdhenj në botë si Valentino dhe Dolce & Gabbana.
Camila Alves
Pas shpërnguljes në Los Anxhelos në moshën 15-vjeçare, Camila Alves është shpërngulur në Nju-Jork që të vazhdojë karrierën e modelingut, mirëpo tani fokusohet në kompaninë e vet të ushqimit organik për bebe Yummu Spoonfuls, sajt me emrin Women of today dhe në atë që të bëhet nënë e tre fëmijëve të vet të mrekullueshëm me bashkëshortin Matthew McConaughey.
Cintia Dicker
Stili i kësaj 30-vjeçareje jashtë detyrës është i ëmbël dhe i pazakontë dhe luan në përparësitë e saj, me flokë të mrekullueshëm të cilat kurrë nuk i ka ngjyrosur dhe sy të kaltër, prandaj për këto tipare dallohet nga bashkëkombëset e saj.