7 kompani, që e kanë financuar LDK-në, fituan 13 tenderë publikë

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 14:04 | Nga

Hulumtimi i 2015-ës nga “Çohu”: 7 kompani, që e kanë financuar LDK-në në fushata, kanë fituar 13 tenderë në institucione publike në vlerë 419.631 euro

“Partitë politike të përfaqësuara në Parlament marrin mjaft para nga buxheti sa për të mos pasur nevojën e donacioneve, prandaj këtë do të duhej ta ndalojë ligji. Askush nuk jep para pa interes të caktuar. Si do t’i kthehen paratë donatorit të një partie nëse jo me favore të pandershme? Mos-transparenca është veç një tregues i këtij abuzimi”, tha analisti politik Nexhmedin Spahiu për “Kosova Sot” .

Fenomeni i jo-transparencës që po e përcjell skenën politike të Kosovës në fushën e raportimit të burimeve të tyre financiare, atyre që vijnë jashtë buxhetit të konsoliduar të shtetit, nga donatorët, përveç PDK-së, e karakterizon njësoj edhe partinë e dytë në pushtet- LDK-në, parti nga e cila vjen edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

Derisa gjatë fushatës zgjedhore i pari i Qeverisë ishte zotuar për transparencë të plotë në raport me qytetarin, për zero tolerancë kundër krimit dhe korrupsionit, në rast të ardhjes në pozitën e kryeministrit, të gjitha këto zotime mbetën të harruara pas marrjes së pozitës së drejtimit të ekzekutivit të vendit.

Gazeta ka provuar që në linjë zyrtare nëpërmes përgjegjësve për financa ta sigurojë listën më të re të donatorëve të këtij subjekti politik që kanë financuar dy palë zgjedhjet e fundit, por kjo kërkesë është refuzuar ngjashëm sikur ka vepruar edhe partneri tjetër në qeverisje, PDK-ja.

Sipas listës së donatorëve të publikuar nga KQZ-ja në vitin 2011, LDK-së i figuron shuma prej vetëm 55,170.25 euro, e sa është raportimi real mbetet çështje tjetër, derisa nga një hulumtim i OJQ-s “Çohu”, i publikuar vitin e kaluar, del se ku subjekt politik kishte marrë 58 mijë euro donacione nga 40 subjekte juridike- biznes-ore dhe subjekte fizike…

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme