Të preferuarit e mogulëve të biznesit, ndodh të jenë dhe librat më të shitur për vitin 2017.
Këta janë 7 titujt e përzgjedhur si librat më të shitur nga Bukinist.al. Këta libra klasikë por edhe bestseller të rinj, do t’ju ndihmojnë drejt rrugës suaj të suksesit, shkruan businessmag.al.
1. “Mendo dhe Bëhu i Pasur” nga Napoleon Hill
2. “7 Zakonet e Njerëzve të Suksesshëm” nga Stephen R. Covey
3. “Baba i pasur, baba i varfër 1” nga Robert Kiyosaki
4. “Zgjoni Gjigantin e Brendshëm” nga Anthony Robbins
5. “Arti për të fituar Miq dhe Pushtet” nga Dale Carnegie
6. “Origjinalët” nga Adam Grant
7. “Elon Musk” nga Ashley Vance
*** Klikoni titullin e librit nëse doni ta porosisni atë
Më poshtë gjeni nga një përshkrim të shkurtër rreth këtyre librave:
“MENDO DHE BËHU I PASUR” NGA NAPOLEON HILL – Është libri që ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre. Gazetari Napoleon Hill hulumtoi më shumë se 500 milionerë të bërë vetë, përfshirë Andrew Carnegie, Henry Ford dhe Charles M. Schwab, përpara se të niste librin më të shitur të vitit 1937. Ky klasik do t’ju ndihmojë të kuptoni sesi paratë lidhen më mendimet dhe barrierat psikologjike që i vendosni vetes, dhe gjithashtu ju mëson si të gjeni rrugën tuaj drejt suksesit.
“7 ZAKONET E NJERËZVE TË SUKSESSHËM” NGA STEPHEN R. COVEY – Autori jep leksione të fuqishme për ndryshimin individual. Ky është botimi i plotë dhe është shitur më shumë se 15 milionë kopje. Tom Peters e konsiderohet këtë një libër të mrekullueshëm që mund të të ndryshojë jetën…
“BABA I PASUR, BABA I VARFËR 1” NGA ROBERT KIYOSAKI – Ky libër shtë një pikë fillestare për secilin që dëshiron të marrë nën kontroll të ardhmen e tij financiare.
“ZGJONI GJIGANTIN E BRENDSHËM” NGA ANTHONY ROBBINS – Nëse je në kërkim të ndryshimit të vetvetes dhe rrugës drejt suksesit, ky libër është një zgjidhje shumë e mençur; Në të jeten këshilla se si të merrni menjëherë nën kontroll fatin tuaj mendor, emocional, fizik dhe financiar! I plotë në të gjitha aspektet e zhvillimit tuaj personal.
“ARTI PËR TË FITUAR MIQ DHE PUSHTET” NGA DALE CARNEGIE – Ky është një nga librat më të njohur të ekspertit të famshëm të komunikimit, Dale Carnegie, i ribotuar në mbi 150,000,000 kopje. Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare.
“ORIGJINALËT” NGA ADAM GRANT – Ky libër na mëson si të propozojmë idetë e reja dhe si të mos biem pre e mendimit kolektiv. Duke e mbështetur në studime befasuese dhe histori që përfshijnë fushat e biznesit, politikës, sportit dhe argëtimit, Grant na na jep dorë hap pas hapi si të dallojmë një ide me vlerë; si të ngremë zërin pa rrezikuar të na e mbyllin gojën, si të ndërtojmë aleanca, të zgjedhim kohën e duhur për të vepruar, të përballemi me dyshimin dhe frikën etj. Po ashtu, prindërit dhe mësuesit mund të shohin si mund t’ua ushqejnë origjinalitetin fëmijëve, dhe drejtuesit nga ana e tyre, mund të gjejnë disa mënyra se si mund të ndërtojnë kultura që janë të hapura ndaj mendimit ndryshe. “Origjinalët” është libri më i shitur i vitit 2016 në botën e librit në SHBA…
“ELON MUSK” NGA ASHLEY VANCE – Ky libër është bestseller nr. 1 i “New York Times” në fushën e biznesit, libri numër 1 i botimeve të investimeve më të mirë të Wall Stree Journal, NPR, Audible dhe botimi më i shitur në vitin 2015 në Amazon, platforma më e madhe në botë e librit online. Kur të lexoni historinë e bosit të SpaceX dhe Tesla, çdo lexuesi do t’i velen krahasimet me Stive Jobs. Fjalë të tjera janë të tepërta…