Të dhënat e para të kësaj dite tregojnë se mërgimtarët që po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë po duhet të presin deri në 7 orë nëpër pikat kufitare.
Kufiri me Serbinë në pikëkalimin e Merdarës vazhdon të jetë pika më e ngarkuar pasi që pritjet atje, sipas të dhënave të publikuara në orën 8 të këtij mëngjesi në ueb-faqen e MPB-së, del të jenë deri në 7 orë. Kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare ka shkuar në 1 kilometër.
Ndërkaq, pritje më të shkurtra raportohen në pikat tjera kufitare me Serbinë. Te Dheu i Bardhë dhe në Mutivodë, pritjet raportohet të jenë deri në 2 orë. Kurse në Muçibabë, pritje ka maksimalisht 40 minuta.
Vlen të theksohet se në pikat tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje, pritjet janë të shkurtra, pothuajse vetëm procedurale, si për të hyrë, ashtu edhe për të dalë nga vendi.
Numrat e cekur më poshtë janë të dedikuar për të marrë informacione lidhur me procedurat kufitare (Policisë së Kosovës dhe Policisë Kufitare), doganore (Dogana e Kosovës), shëndetit publik (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë), ato të fluksit ndërkufitar dhe informata të cilat mund të ndërlidhen me Ministrit, Agjencitë dhe autoritetet tjera të Republikës së Kosovës
+383 (0) 38 551 661 ext: 1000
+383 (0) 45 198 606
VIBER +383 (0) 45 198 000
Numrat e cekur më poshtë janë të dedikuar për të denoncuar veprimet korruptive dhe aktivitetet që ndërlidhen me kontrabandë.
+383 (0) 38 500 095
Free: 0800 500 95
SMS: 500 95
E-mail: [email protected]