Policia arreston dy persona, dyshohet se vodhën cigareve në vlerë 50 mijë € në terminalin doganor në Merdare

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 07:16 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë vjedhur cigare në vlerë prej 50 mijë eurosh në terminalin doganor në Merdare.

Rastin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Puna policore e organizuar me veprime specifike operative me qëllim kapjen e personave, për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, sot ka rezultuar me arrestimin e dy prej të dyshuarve të implikuar në rastet e tilla. B. S. 41 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe, M. SH. 39 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, janë arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin e arsyeshëm për përfshirje në rastin e vjedhjes së rëndë dhe keqpërdorim të besimit, të ndodhur më 25.10.2021 në Terminalin Doganor në Merdare, me ç’rast dyshohet të jenë vjedhur cigare në vlerë rreth pesëdhjetëmijë euro”, ka thënë Borovci, për Klan Kosova.

Të dyshuarit pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme