Ka reaguar Ministria e Jashtme e Ukrainës, pas sulmeve me raketa nga ana e Rusisë. Sipas tyre, bota mund dhe duhet të ndalë Putinin.
“Putin sulmoi, por askush nuk po ikën. Po luftojmë, do mbrohemi e do të fitojmë. Bota mund dhe duhet ta ndalë Putin”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme ukrainase.
7 persona kanë humbur jetën ndërsa 19 të tjerë janë raportuar të zhdukur deri më tani. Lajmin e bën me dije ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. Përmes rrjeteve sociale ai thotë se Vladimir Putin, ka nisur ‘pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë’.
Sakaq, ministri i Jashtëm i Ukrainës thekson se do të mbrojnë veten ndërsa shton se bota mund dhe duhet ta ndalë Putin-in që të sulmojë.