70 biznese pjesë e Panairit Dimëror në Prishtinë

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 14:35 | Nga

Panairi dimëror tashmë tradicional do të organizohet të premten në Prishtinë.

Panairi vlerësohet si një mundësi për të mbështetur përpjekjet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bizneseve të sapoformuara për promovimin e produkteve dhe avancimin e inciativave të tyre të komunikimit dhe marketingut, si dhe për të krijuar shkëmbime në mes të bizneseve.

Për tri ditë me radhë, rreth 70 biznese lokale të dalluara për produkte vendore me cilësi të lartë do të paraqesin produktet e tyre duke filluar nga industria ushqimore deri tek punimet artizanale dhe ato artistike.

Për më shumë, gjatë gjithë kohës ngjarja do të ofrojë mundësi argëtuese, duke përfshirë muzikën, parulla të animuara, këndin për fotografi dhe ngjyrosje të fytyrës dhe pjesë të tjera të artit. Panairi dimëror është organizuar nga Asociacioni i Agjencive Rajonale për Zhvillim (ARDA) në kuadër të projektit “Mbështetja për Zhvillimin Ekonomik Rajonal” i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme