70 % e qytetarëve do të merrnin pjesë në zgjedhje nëse ato do të mbaheshin këtë vikend ndërsa partia më e votuar nga ta do të ishte Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 23.8 %, pasuar nga PDK-ja me 18.4%, pastaj VV-ja me 17.6% kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.8 %.
NISMA Socialdemokrate, Partia Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa, del se sipas deklarimit të qytetarëve në këtë hulumtim, nuk do të arrinin që të kalojnë pragun zgjedhor prej 5%.
Këto janë rezultatet e sondazhit të bëra nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) lidhur me zgjedhjet në vend, raporton Ekonomia Online.
Eugen Cakolli nga KDI, derisa prezantoi të gjeturat deri sa shtoi se kanë intervistuar 1 mijë e 200 qytetarë.
“Nëse këta do të dilnin për të votuar LDK do të ishte e para me 23.8, ndjekur nga me PDK me 18.4%, pastaj VV me 17.6%, ndërsa AKR, PSD dhe Alternativa nuk do të kalonin pragun zgjedhor prej 5 përqindëshit”.
Sipas Cakollit, anketuesit sa i përket koalicioneve politike kanë preferuar një koalicion të mundshëm mes LDK dhe VV ndërsa kanë kundërshtuar koalicionin e LDK me PSD.
Ai ka theksuar se rezultatet e këtij sondazhi tregojnë se 74% e të anketuarve mendojnë që gjërat në Kosovë janë duke shkuar në drejtimin e gabuar.
Bazuar në sondazh papunësia mbetet problemi kryesor me të cilin ballafaqohen shumica e qytetarëve të Kosovës dhe është evidentuar në 61.3% të rasteve.
Pastaj vjen mungesa e liberalizimit të vizave me 42.8%, mungesa e sundimit të ligjit me 33.3%, gjendja e keqe në sektorin e shëndetësisë me 28.9%, si dhe mungesa e arsimit cilësor me 19.6%.
“74 %e qytetarëve janë skeptikë në çfarë drejtimi sepse kanë deklaruar se gjërat janë duke shkuar në drejtimin e gabuar 20 % në drejtimin e duhur 6 për qind nuk kanë qëndrim”.
“72.3 %e qytetarëve janë të pakënaqur dhe vetëm 26 % janë të kënaqur me punë e Qeverisë. Papunësia problemet kryesore, pastaj liberalizimi i vizave mungesa e sundimit të ligjit”.
Vetëm 26% e të anketuarve janë deklaruar të kënaqur me punën e Kuvendit, kurse 72% e tyre janë deklaruar të pakënaqur.
53.5% e qytetarëve kanë vlerësuar se deputetët nuk janë aspak llogaridhënës ndaj votuesve të tyre, pas marrjes së mandatit.
Të ndarë sipas secilit subjekt politik, këto janë preferencat e votuesve lidhur me koalicionet, të paraqitura në përqindje kumulative: