Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) bën prezantimin e hulumtimit/sondazhit: “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë̈ – Vëllimi III”, raporton Ekonomia Online.
70 për qind e kosovarëve mbështesin rifillimin e dialogut me Serbinë. Kurse 90 për qind e shqiptarëve janë të pakënaqur me status quo-në aktuale, ndërsa 43 për qind nga komuniteti serb.
Anthony Heath, profesor i oksfordit prezantoi gjetjet e hulumtimit. Ai tha se edhe shqiptarët edhe serbët janë që të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe të mos vazhdohet me këtë status-quo.
“…të dy komunitetet janë shumë apo deri diku që të fillohet dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, të intervistuarit serb kanë qenë më pak entuziastë. A e mbështetni qeverinë që të vijë deri te një marrëveshje finale, shumica e popullatës kanë thënë që të bëhet çdo përpjekje e mundshme për një marrëveshje finale”.
Ai tha se sa i përket njohjes nga Serbia ka mospajtime ndërmjet të dy komuniteteve, ku shqiptarët nuk pajtohen që ketë kompetenca të zgjeruara për komunat në veri, kurse serbët e duan këtë dhe pajtohen me njohjen e Kosovës.
“Sa i përket njohjes nga Serbia, gjejmë se ka mospajtim në mes të dy komuniteteve 81% dhe 84% e serbëve që nuk pajtohen, ka shumë më shumë përkrahje për këtë skenar dhe shumica që nuk e përkrahin dhënien e kompetencave për asociacionin”.
Poashtu u tha se serbët pajtohen që të ketë korrigjim të kufijve kurse shqiptarët jo, raporton EO.
“Shumica pajtohen për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbinë për njohjen dhe hapjen e rrugëve për organizim në OKB. Respodentët kanë treguar mos kënaqësi me status-quo e tanishme”.
“Ka një mbështetje për qeverinë për të arritur tek një marrëveshje finale por ka një mospajtim të madh për korrigjim të kufijve, sidomos ka dallim në mes të komuniteteve”, tha ai.