70 vjeçari po lufton për jetën pasi ra në kanal

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Një pensionist po lufton për jetë pasi është parë duke lundruar poshtë një kanali.

Mjekët u thirrën në vendngjarje në Stalybridge të premten pasi njerëzit panë 70 vjeçarin në kanak. Derisa policia mbërriti në vendngjarje, kalimtarët e kanë tërhequr njeriun nga uji, transmeton Klan Kosova.

Ai u dërgua në spital ku po qëndron në gjendje kritike.

Detektivi Phil Key tha: “Një burrë i moshuar mbetet në gjendje të rrezikshme për jetën në spital dhe ne i urojmë shërim të shpejtë. Po punojmë për të gjetur mënyrën se si ra në kanal”.

Të ngjashme