Me këtë biçikletë e nis ditën tash e dymbëdhjetë vjet. 71-vjeçari Haziz Uksmajli nga fshati Zaskok, komuna e Ferizaj, çdo ditë kujdeset për mirëmbajtjen e varrezave dhe oborrin rreth xhamisë. Uksmajli flet për përkushtimin e madh ndaj kësaj pune.
Madje, ai shprehet se tashmë ka krijuar një lidhje të fortë emocionale.
Kjo pasi në mesin e shumë varrezave për të cilat ai kujdeset janë ato të prindërve, fëmijëve dhe familjarëve të tjerë.