76 aktakuza kundër 87 personave për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 76 aktakuza kundër 87 personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas një njoftimi për media, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar 14 persona, si dhe, janë bërë tre kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur 21 aktakuza kundër 24 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për autopsi për një person i cili ishte i shtrirë në QKUK dhe kishte ndërruar jetë.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një person dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).          

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person për 48 orë dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 18 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur 15 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës , ka ndaluar një person, për shkak të veprës penale “Vjedhja“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar në tri raste të ndara dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme