Përfaqësuesi i Organizatës për Cilësi në Arsim (ORCA), Dibran Hoxha, ka kritikuar SBASHK-un, që pati thënë se metodologjia e PISA-s për test nuk është në pajtueshmëri me metodat tona të mësimdhënies.
Hoxha ka thënë se 76 për qind e nxënësve nuk dinë të lexojnë, të tretët nga fundi në PISA për vitin 2018, ku në këtë test kanë marrë pjesë 79 vende.
Postimi i plotë i tij:
Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit në Kosovë:
76% e nxënësve nuk dinë të lexojnë, të tretët nga fundi në PISA 2018 (79 vende pjesëmarrëse).
SBASHK-u thotë se PISA na ka bo me hile, se metodologjia e PISA-s nuk është kompatibile me metodat tona të mësimdhënies, në ndërkohë e vetmja gjë kompatibile për ta, është rritja e pagave.
Stafi akademik i universiteteve publike, nga 44% Prishtina deri te 65 % Prizreni e Gjilani, NUK i justifikojnë titujt akademik.
Shumica e universiteteve publike shpenzojnë mbi 50% të buxhetit për paga dhe mëditje të stafit akademik, me 75% Mitrovica dhe 53% Ferizaj.
Profesorët plagjiatorë vazhdojnë me “iluminu” rinën me shkencë.
Mbi 20.000 diploma të pavlefshme për shkak të dallavereve të kolegjeve private.
Sipas Agjencisë së Statistikave, numri i studentëve në vend është 95.335, sa prej tyre do gjejnë punë?! Sa prej tyre angazhohen për me ndryshu këtë gjendje?!