Një nga organizatorët del pozitiv me Covid-19, çfarë do të ndodhë me protestën e nesërme kundër shtrenjtimit të rrymës?

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Dibran Hoxha, një nga organizatorët e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës në Kosovë ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet ai në një emision televiziv.

Megjithatë ai tha se protesta do të mbahet nesër dhe nuk do të anulohet.

“Ndodhi që IKSHPK më lajmëroi dhe mora një lajm jo shumë të mirë. Kështu që e realizojmë përmes Skype ose Viberit dhe nuk rrezikojmë të infektohemi. Nesër protesta do të vazhdojë sipas skenarit sepse ka edhe organizatorë të tjerë”, ka thënë Hoxha.

Ai deklaroi se kanë dy kërkesa të qarta për Qeverinë e Kosovës.

“Nesër në orën 12:00 mblidhem i në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduara më pas tek Qeveria e Kosovës për të adresuar dy kërkesat që lidhen me propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës në Kosovë. Kërkesat janë mos aprovimi i bllok-tarifës së propozuar nga ZRRE dhe nacionalizimi i KEDS-it”, deklaroi ai në T7.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme