Ikona Cher ka konfirmuar lidhjen e saj me 36-vjeçarin Alexander Edwards, duke thënë se partneri e “trajton si mbretëreshë”.
@cher/ Twitter
Gjërat duket se janë serioze pasi Cher e ka prezantuar të dashurin me familjen dhe nuk ka hezituar të prekë as diferencën e moshës.
Ikona e muzikës mori të gjithë kohën e botës për t’u kthyer përgjigje njerëzve në Twitter.
Ajo konfirmoi lidhjen e saj me një emoji me sytë me zemra.
@cher/ Twitter
“Dashuria nuk njeh matematikë”, tha këngëtarja 76-vjeçare, duke treguar se diferenca prej 4 dekadash është thjesht një numër.
@cher/ Twitter
Cher iu kundërpërgjigj edhe komenteve që bënë shaka me lidhjen e tyre. “Ata që urrejnë, do të urrejnë…Nuk ka rëndësi nëse je e lumtur apo jo. Nuk po shqetësoj askënd”, tha ajo.
@cher/ Twitter
Një pjesë e fansave shprehën shqetësimin se mos ndoshta është një lidhje për interes, por Cher sërish replikoi, duke thënë: “Kam rënë në dashuri. Nuk jam verbuar prej saj”.
Një tjetër person e pyeti nëse Paulette (shoqja e ngushtë e Cher) e kishte takuar Alexander.
@cher/ Twitter
“Jo…E gjithë familja ime e ka takuar”, u shpreh ajo.
Deklarata dhe konfirmimi i Cher erdhi pas lajmeve se ajo është lidhur me Alexander, pasi u fotografuan të kapur për dore.