Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK, spitalet COVID dhe ato të përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 78 pacientë.
20 prej këtyre pacientëve janë pozitivë me coronavirus, 56 me oksigjeno-terapi, kurse dy prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë 60 pacientë të shtrirë, në Klinikën Infektive 12, ndërsa në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë.
Njoftimi i plotë:
COVID-19: 78 pacientë po trajtohen në SHSKUK
Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 78 pacientë, thotë raporti i punës për datën 23 qershor 2021.
Nga ta, 20 janë të konfirmuar pozitivë, 56 me oksigjeno-terapi , ndërkaq 2 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 60 pacientë:
12 të konfirmuar me COVID-19
45 me oksigjeno-terapi
1 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 12 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 13 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Pulmologjisë, 35 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë
1 në gjendje të rënduar
8 të konfirmuar pozitivë
11 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë