Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës do të furnizohet me pajisje në vlerë prej 780 mijë euro.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë nënshkruar disa kontrata me operatorë ekonomik për furnizim me pajisje laboratorike, frigoriferë, kabinete të sigurisë, mikroskopë, material harxhuese, kite dhe pajisje tjera.
Vlera e përgjithshme e këtij furnizimi që kap shifrën prej 780 mijë euro, është realizuar përmes fondeve të projektit “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”, financuar nga kredia e Bankës Botërore.
Në kuadër të këtij financimi, IKSHPK do të furnizizohet me:
– Pajisje laboratorike (Inkubaktorë, Sterilizues me ajër të nxehtë, Autoklavë, Spectophotometër, Sistemi automatik i monitorimit mjedisor në kohë reale për parametrat fizikë, etj.);
– Frigoriferë të llojeve të ndryshme
– Kabinete të sigurisë për mikrobiologjinë;
– Mikroskopë;
– Sistem për identifikimin automatik të mikroorganizmave dhe testeve të ndjeshmërisë;
-Kite dhe materiale harxhuese.