Një pushues në moshë madhore ka humbur jetën në Himarë.
79 vjeçari me inicialet I.R ka humbur jetën teksa ishte futur në det për tu larë. I moshuari vuante nga tensioni dhe ishte banues në Tiranë. Ai është nxjerrë në breg nga pushuesit.
Mjekët i dhanë ndihmën e parë, por ai nuk mundi të mbijetonte.