8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Prishtinë | 28 Maj 2024 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq mirë tani, por e mbani mend sa të lumtur ishit në fillim? Tani ju e gjeni veten në një gjendje të pakënaqësisë në punë.

Pse jeni të pakënaqur në punë? Ka shumë arsye për të qenë të pakënaqur në rolin tuaj të punës dhe është e lehtë t’ua lini fajin njerëzve të tjerë ose gjërave që janë jashtë kontrollit tuaj. Por, cila është arsyeja e vërtetë që nuk jeni të lumtur?

Dhe pse nuk jepni dorëheqjen? Kjo është gjithmonë ideja e parë, apo jo? Nuk ju pëlqen puna juaj, jepni dorëheqjen dhe gjeni një tjetër. Por pas disa punësimesh, ju zbuloni se problemi nuk është të puna. Pa marrë parasysh se çfarë pune bëni, situata është gjithmonë e njëjtë. Edhe sikur kjo punë të ishte puna e ëndrrave tuaja, realiteti i ashpër do t’ju përplaset para syve. Dhe realisht, jo të gjithë mund të braktisim punët tona dhe të mendojmë për punën tonë të ëndrrave. Ne duhet të përballemi me jetën dhe përgjegjësitë.

Kështu që në këtë artikull BusinessMag ju sjell 8 arsyet kryesore pse njerëzit janë të pakënaqur në punë dhe çfarë duhet të bëjnë në lidhje me të.

Ju ndoshta e urreni shefin tuaj

Jo të gjithë e pëlqejnë shefin e tyre. Ne të gjithë ëndërrojmë për një shef të përsosur që nuk mikromenaxhon dhe nuk është i paaftë. Por, askush nuk është perfekt, madje as shefi juaj i ëndrrave. Shefi juaj kontrollon mjedisin tuaj të punës, organizon punën, përcakton pozitën tuaj të punës dhe është personi kryesor mbështetës nëse keni një problem. Por, nëse keni një problem me shefin tuaj, është koha të merrni disa përgjegjësi dhe të bëni diçka në lidhje me të. Ju nuk jeni përgjegjës për sjelljen e shefit tuaj, por ju mund të kontrolloni reagimet, veprimet dhe qëndrimin tuaj për të ecur përpara.

Nëse shkoni në zyrë çdo ditë me dëshirën për të urryer shefin tuaj, nuk ka vend për rritje ose ndryshime të rrethanave. Ju duhet të vendosni të gjeni një mënyrë për ta bërë këtë punë.

Më poshtë janë 3 gjërat që mund të bëni për t’ju ndihmuar të merrni kontrollin e lumturisë tuaj në punë:

  • Diskutoni problemet tuaja me shefin dhe gjeni një mënyrë që të punoni së bashku. Bëhuni ekip dhe krijoni një plan në mënyrë që të dy mund të punoni dhe të mos shqetësoni njëri-tjetrin.
  • Përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit me ta. Ne të gjithë komunikojmë në mënyra të ndryshme, ju duhet të gjeni një mënyrë për ta parë atë në sy. Zbuloni se si ata komunikojnë dhe mësoni të komunikoni në atë mënyrë që ata t’ju përgjigjen më mirë, sepse ndihen se dëgjohen dhe kuptohen nga ana juaj.
  • Bëni hapa përpara. Nëse nuk mund të gjeni gjuhën e përbashkët me shefin tuaj dhe ata vazhdojnë t’ju mbyllin dyert, gjeni një mënyrë për të punuar rreth tyre, që të mos keni nevojë të mbështeteni tek ta. Merrni më shumë përgjegjësi.

Ju urreni kolegët tuaj

Ne të gjithë kemi kolegë që nuk na pëlqejnë, por lumturia jonë varet nga ambienti rreth nesh dhe nëse kalojmë 40+ orë të javës në një mjedis që nuk na bën të lumtur, do të ndihemi të pakënaqur.

Kolegët luajnë një pjesë të madhe në këtë aspekt. Si krijesa sociale, ne dëshirojmë bashkëveprimin shoqëror dhe jemi të detyruar të shoqërohemi me kolegët tanë thjesht ngaqë jemi në të njëjtin ambient. Nëse jemi të rrethuar nga njerëz negativë që nuk na bëjnë të ndihemi mirë me veten, pas kësaj vjen pakënaqësia dhe vetëbesimi bie.

Çfarë mund të bëjmë për këtë? Kemi dy mundësi kur kemi të bëjmë me kolegë të bezdisshëm:

Ndryshoni qëndrimin tuaj rreth tyre. Kuptoni se gjërat që ju bezdisin nga kolegët tuaj janë thjesht pasqyrim i gjykimit tuaj të brendshëm. Për shembull, ju nuk mund të kontrolloni veprimet e tyre, por ju mund të kontrolloni reagimet tuaja. Në vend që t’u përgjigjeni negativisht atyre, ndryshoni narracionin në një gjykim më pozitiv dhe hiqni dorë nga gjykimet negative.

  • Shmangni ata. Disa njerëz janë thjesht të pandreqshëm.
  • Nëse nuk mund t’i ndryshoni ose t’i pranoni për atë që janë, thjesht shmangini ata me çdo kusht. Kërkoni të ndryshoni zyrën nëse është e nevojshme. Nëse po ju shkaktojnë kaq shumë dhimbje dhe stres, gjeni një mënyrë për të mos qëndruar pranë tyre.

Puna juaj nuk është argëtuese ose shpërblyese

Puna juaj nuk do të jetë gjithmonë argëtuese; dhe kur ajo nuk bëhet më shpërblyese, ju do të ndiheni të pakënaqur. Qeniet njerëzore varen prej shpërblimeve dhe argëtimit dhe ne e duam konkurencën. Duke e bërë argëtues dhe shpërblyes ambientin tuaj të punës, do të filloni ta shijoni të shkuarit në punë.

Si mund ta bëni punën tuaj më argëtuese dhe shpërblyese?

  • Mund të provoni të krijoni lojëra për veten dhe kolegët tuaj.
  • Krijoni një sistem shpërblimesh, kështu që nëse përmbushni një objektiv apo qëllim, ju mund të pini një kafe ose një shpërblim tjetër.

Ju nuk besoni në punën që po bëni

Kjo është një nga arsyet thelbësore që nuk jeni të kënaqur në një pozicion pune; ju po jetoni jashtë vlerave tuaja thelbësore. Nëse pozicioni juaj i punës nuk përputhet me vlerat tuaja themelore, atëherë do të jeni të pikëlluar.

Mësoni cilat janë vlerat tuaja themelore dhe gjeni një mënyrë që ato të përafrohen me rolin tuaj të punës, duke bërë kështu të ndryshoni motivimin që ju shtyn ta bëni punën tuaj.

Dhe nëse nuk mundeni, ndoshta është koha që të filloni të konsideroni një ndryshim në karrierë në një punë që gjithmonë keni dashur të bëni.

Ju ndiheni sikur keni ngecur në pozicionin tuaj të punës dhe jeni mërzitur

Me punën tuaj nuk po shkoni askund dhe ndiheni sikur po humbi kohën tuaj kot. Ne duam të ndihemi të sigurt, por gjithashtu duam të përparojmë, mërzitemi me të njëjtat gjëra të vjetra, duam sfida dhe gjëra të reja për të bërë.

Nëse thjesht po bëni të njëjtën gjë, ditë pas dite, do të ndiheni të pakënaqur, kështu që çfarë mund të bëni në lidhje me të?

  • Kërkoni një rritje në detyrë ose sfida të reja nga shefi juaj.
  • Gjeni mënyra për ta bërë atë më argëtues dhe emocionuese.
  • Shikoni vërdallë për një firmë tjetër.

Ju nuk paguheni sa duhet

Ju nuk po paguheni mjaftueshëm për punën që po bëni dhe kjo po ju bën të ndiheni të pakënaqur, sepse ndërsa po punoni fort ju nuk po vlerësoheni sa duhet. Po të vlerësoheshit mjaftueshëm, nuk do të ndiheshit se nuk po ju paguajnë sa duhet.

Njerëzit të cilët janë të pakënaqur, sepse ndihen se nuk paguhen mjaftueshëm, stresohen për para, punojnë shumë dhe kjo po kalon pa u vënë re dhe nuk vlerësohet. Komponenti kryesor këtu është stresi. Rritja e faturave dhe shpenzimeve në jetën e tyre personale, streset e jetës së përgjithshme dhe të punës po bëhen të pa pranueshme dhe ju ndiheni sikur ju duhet një shpërblim për gjithë këtë stres.

Këtu janë gjërat që mund të bëni për të ndezur lumturinë kur ndiheni se nuk po ju paguajnë mjaftueshëm.

  • Ripërtërini pasionin tuaj me punën tuaj, gjeni kuptim në të dhe shihni rezultatet që po krijoni.
  • Çdo ditë bëni një ndryshim.
  • Filloni të shikoni se si po ndikoni tek njerëzit e tjerë dhe filloni të vlerësoni veten për ta bërë këtë.
  • Kërkoni një rritje rroge. Opsion i thjeshtë, por që nuk bëhet kurrë.

Nëse nuk po ju paguajnë mjaftueshëm dhe nëse nuk ka vend për ngritje në detyrë, atëherë unë sugjeroj të gjeni mënyra për të ulur nivelin e stresit tuaj. Provoni gjëra të tilla si meditimi, ushtrime apo aktivitete që iu lehtësojnë nga stresi që mund të zvogëlojnë ndjenjën e nënvlerësimit sepse jeta juaj është diçka më shumë sesa thjesht të punoni për para.

Ju jeni tepër të mbingarkuar

Të gjithë ne ngarkohemi shumë nga puna ndonjëherë dhe në një moment të caktuar presioni dhe stresi na mbysin; veçanërisht pasi kemi sakrifikuar jetën tonë personale vetëm për të provuar dhe qëndruar në krye të ngarkesës së punën gjithnjë në rritje.

Nëse ndiheni të mbingarkuar, duhet të mësoni disa truke në mënyrë që të mos bini pre e punës tuaj:

  • Ndaloni ndihmën e panevojshme, të paktën derisa të ndiheni se po punoni mjaftueshëm.
  • Filloni të thoni jo për çdo gjë që nuk ka shumë rëndësi.
  • Gjeni një mënyrë për të automatizuar ose zvogëluar ngarkesën tuaj të punës. Delegoni, punësoni staf të ri, merrni programe për të automatizuar pjesë të pozicionit tuaj të punës.
  • Vazhdoni të mbani shëndetin tuaj mendor si prioritet, sigurohuni që po bëni gjërat e nevojshme për ta mbajtur atë nën kontroll, cilido qoftë pozicioni juaj.
  • Vendosni kufij. Puna nuk duhet të jetë jeta juaj, nëse thoni që po punoni jashtë orarit zyrtar, vendosni kufij të rreptë. Nëse mbaroni punën, mos kontrolloni emailet, largohuni nga zyra, shkoni të bëni diçka rekreative për t’ju ndihmuar të relaksoheni dhe të pushoni.

Ju po ndiheni vërtet të pavlerësuar në punë

Një nga elementët kryesorë që motivon njerëzit është nevoja për mirënjohje dhe nëse kjo nuk realizohet, ju do të ndiheni të pakënaqur. Ju mund të provoni të vlerësoheni nga bashkëpunëtorët dhe shefat tuaj, por kjo nuk është kurrë nuk ju kënaqë sa duhet dhe vlerësimi i marrë nuk është mjaft autentik.

Atëherë, çfarë mund të bëni për këtë pasi nuk mund të kontrolloni askënd në lidhje me shprehjen e vlerësimit të punës suaj të palodhur?

Bëhuni ndryshimi që dëshironi të shihni në zyrë. Krijoni një iniciativë për t’u treguar të gjithë të tjerëve që të vlerësohen. Filloni një kulturë vlerësimi dhe mirënjohjeje, filloni t’i falënderoni njerëzit dhe të vini re punën e tyre. Bëjeni dikë tjetër të ndihet i vlerësuar. Sa më shumë që do ta bëni këtë, aq më i mirë do të bëhet ambienti juaj.

Nëse i vlerësoni të gjithë njëjtë, ata me siguri do të bëjnë një përpjekje për t’ju vlerësuar edhe juve.

Të ngjashme