8 industritë më të mira për të filluar një biznes

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 22:53 | Nga Ekonomia Online

Koha e duhur është tani

Ke gen sipërmarrësi? Atëherë mendoni për të filluar në këta sektorë, bazuar në të dhënat e analistëve dhe intervistat me ekspertët e industrisë, investitorët dhe sipërmarrësit.

Ndihma në raste fatkeqësish

Shumë fatkeqësi natyrore dhe emergjenca të krijuara nga njeriu ka rritur kërkesën për shërbime dhe rritjen e financimit të startup-eve.

Produkte alternative ushqimore me proteina

Teknologjia tani është në dispozicion për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve për ushqime të shijshme që përdorin proteina nga burime jo tradicionale.

e-Sportet

Blerja e Twitch me rreth 970 milionë dollarë nga Amazon dhe mundësia që NCAA do të mbështesë lojërat kolegjiale po nxit rritjen e madhe në e-Sportet.

Agjentët influencues

Këto startup-e përfaqësojnë yjet e mediave sociale, të cilët kanë nevojë për ndihmë për të kthyer ndjekësit e Instagram në para. Ndërsa influencimi i mediave sociale vazhdon të rritet, të ardhurat për industrinë pritet të rriten gjithashtu.

Teknologjia estetike

Integrimi i teknologjisë dhe biznesit estetik është duke rezultuar në një valë të produkteve të reja dhe inovative. Është një mundësi e madhe.

Kujdesi shëndetësor riprodhues i grave

Startup-et ndihmojnë gratë të marrin kontrollin e shëndetit të tyre riprodhues me aplikacionet për ndjekjen e fertilitetit dhe shërbimet e tjera.

Vera e konservuar

Produkti brenda nuk ka ndryshuar, por paketimi i ri po fiton pranimin në masë, sidomos në mesin e Millennials.

Kujdesi për të moshuarit

Bizneset po gjejnë mënyra të reja për t’u kujdesur për popullsinë që tashmë është në moshë të thyer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme