Një dietë e balancuar është e rëndësishme kur bëhet fjalë për rënien në peshë dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.
Më poshtë do të gjeni disa kombinime të ushqimeve të shëndetshëm dhe të shijshëm njëkohësisht që do t’ju ndihmojnë të hidhni hapin e parë drejt trupit ideal.
Vezë dhe perime
Vezët lehtësojnë absorbimin e karotenes (pigmenti që u jep ngjyrën perimeve) dhe së bashku me perimet e freskëta sigurojnë dyfish përfitim për ata që duan të humbasin kilet e tepërta.
Pulë dhe spec kuq djegës
Speci i kuq djegës është shumë i mirë në djegien e kalorive dhe ndihmon trupin në konvertimin e ushqimeve në energji. Së bashku me mishin e pulës (i pasur me proteina) mund të përgatisni një recetë të shijshme dhe të shëndetshme njëkohësisht.
Bishtajore dhe misër
Studimet më të fundit kanë zbuluar se një dietë e pasur me bishtajore (thjerrëza, fasule, bizele) mund të ndihmojë në rënien në peshë. Misri, ndërkohë, përmban një lloj karbohidrati të shëndetshëm, që është i i mirë për zorrët dhe sistemin imunitar, duke jua ndihmuar kështu të mbani një peshë ideale të trupit.
Çaj jeshil dhe limon
Nëse po planifikoni të dobësoheni, çaji jeshil mund të jetë zgjidhja e duhur. Studiuesit kanë zbuluar se çaji jeshil ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe rënien në peshë. Bashkë me limonin do të mund t’i humbni ato kilet e tepërta që ju mundojnë prej kohësh.
Salmon dhe shparg
Salmoni përmban acide yndyrore omega 3, lëndë ushqyese shumë të shëndetshme për organizmin, ndërsa shpargu është i pasur në fibra dhe proteina, që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë dhe ndihmojnë në nxjerrjen jashtë trupit të lëngjeve të tepërta.
Bajame dhe kos
Disa vitamina (si vitamina A, E dhe D) absorbohen më mirë kur konsumohen së bashku me yndyrat. Për shembull, bajamet janë një burim i mirë i kalciumit, antioksiduesve dhe vitaminës E, ndërsa kosi ka në përmbajtje si yndyra ashtu edhe vitaminë D. Një kombinim perfekt!
Avokado dhe spinaq
Si spinaqi ashtu edhe avokado janë të pasur me një sërë vitaminash dhe mineralesh, prandaj përdorimi i tyre së bashku në sallatë do të siguronte përfitimet maksimale në trup. Spinaqi mund të kombinohet edhe me vaj ulliri, ndërsa avokado është më i shëndetshëm kur kombinohet me peshkun, drithërat ose mishin e shpendëve.
Peshk tuna dhe xhenxhefil
Peshku tuna është i pasur në acide yndyrore omega 3, që parandalon formimin e dhjamit në pjesën abdominale. Ndërsa xhenxhefili përmirëson funksionin e zorrëve dhe parandalon fryrjen e barkut.