Disa ngjarje nuk do t`i kishit ditur kurrë, por ja që mediat nuk mund t`i lënë të fshihen. Gjithsesi Familja Mbretërore do të donte t`i harronit. Disa kanë qenë vërtetë të rënda.
Kur një burrë hyri në dhomën e mbretëreshës Ishte një shkelje e sigurisë mbretërore momenti kur në korrikun e vitit 1982 në orën 7:15 të mëngjesit një burrë hyri në dhomën e mbretëreshës nga dritarja.
Michael Fagan thuhet se foli me të për 10 minuta edhe pse në një intervisitë të dhënë në vitin 2012 tregoi se ajo kishte vrapuar nga dhoma, zbathur.
Kur Princ Harry shkoi në një qendër rehabilitimi për një ditë
Ndërkohë që pirja e marihuanës për disa adoleshentë e familjarë të tyret mund të mos jetë aq tronditëse, kur ndodh në një familje me ndikim social ka një tjetër efekt. Kur Harry ishte 16 vjeç dhe u kap duke pirë marihuanë, i ati e dërgoi në një qendër rehabilitimi në jug të Londrës, siç BBC raportoi në atë kohë.
Kur adoleshenti Princ Charles porositi një pije alkoolike të fortë
Sot nuk duket fare si skandal, por në vitin 1963, kur Princ Charles, një djali i ri asokohe, porositi në një pijetore pije të fortë alkoolike, nuk mund të mos përbënte skandal. Në llim familja e mohoi këtë lajm, pastaj e pranoi.
Saga e lëpirjes së Fergieit
Në vitin 1992, Daily Mirror publikoi fotot e dukeshës Sarah Ferguson në një situatë kompromentuese me milionerin John Bryan. Ajo sapo ishte ndarë nga Princi Andrew, por pjesa më e madhe e skandalit qëndronte në faktin se Bryan shfaqej duke lëpirë këmbët e saj, që në fakt ajo tregoi se thjesht po i puthte.
Çështja penale e Princeshës Anne
Vajza e vetme e Mbretëreshës u bë e para e familjes që përfundoi në një dosje kriminale në vitin 2002. Ajo u deklarua fajtore me akuzën se një prej qenve të saj kishte sulmuar dy fëmijë. Për këtë ngjarje edhe u gjobit.
Skandali i Princ Charles me Camilla Parker
Ishte viti 1992 kur sapo ishte ndarë nga Diana. Dolën disa biseda telefonike që Princ Charles kishte bërë me Camilla Parker dhe shkaktuan turbullime. Kasetat u quajtën “Porta Camilla” dhe bisedat u publikuan të gjitha në mediat gjermane dhe australiane si dhe në shtypin britanik. Një nga pjesët më pikante ishte moment kur Princi i tha Camilla-s që do të donte të ishte tamponi i saj.
Skandali i Dianës
Një tjetër transkript i çuditshëm ishte ai i bisedës së Dianës me James Gilby në vitin 1989, ku bisedat ishin shumë personale, por që ajo mohoi të kishte pasur një lidhje.
Kur Princ Charles shau një gazetar
Familja Mbretërore dhe shtypi britanik kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të trazuar që u agravua pas asaj që u dëgjua të thoshte nëpër dhëmbë Princi për një reporter i cili e pyeti për dasmën me Camilla Parker.