80 vjeçarja që e shkel moshën me grim profesional (Foto)

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 15:04 | Nga

Kohëve të fundit nëpër rrjetet sociale jemi mësuar të shohim shumë make-up artistë, të cilët postojnë video të punës së tyre dhe japin këshilla bukurie.

Por jo çdo ditë shohim video të transformimit përmes grimit të një gjysheje duke u dukur ashtu sikur shumë femra paramendojnë të duken.

Kjo ka ndodhur me gjyshen Livia 80 vjeçare nga Spliti, Kroaci, ku mbesa e saj grimere profesioniste si me magji e ndryshon gjyshen e saj.

“Ne vendosëm të gjirojmë një video ku ndjekësit dhe klientët të shohin se edhe një gjyshe mund të duket e freskët dhe e re” u shpreh mbesa grimere, Tea Flego për Cosmopolitan, përcjell Zeri.info

“Ajo ndihet shumë mirë kur grimohet, ajo ndihet e bukur, e re dhe kënaqet. Por më së shumti i gëzohet vëmendjes që ia kushtoj asaj. Zakonisht të vjetërit ndihen të vetmuar dhe unë nuk dua që ajo të ndihet ashtu” u shpreh mbesa.

 

Image

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme