81 të arrestuar për shkeljen e “orës policore”

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Të premten janë iniciuar gjithsej 31 raste për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë dhe si rezultat, 81 perona janë arrestuar.

Komunat në të cilat ka pasur më së shumti arrestime janë Prishtina dhe Gjakova. Në kryeqytet janë iniciuar 13 raste, ku janë arrestuar 35 persona.

Ndërsa në Gjakovë janë iniciuar 9 raste, ku janë arrestuar 31 persona.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë për rastet dhe personat e arrestuar për secilën komunë:

 Numri i rastevePersona të dyshuar
DRP – Prishtinë1335
DRP-Gjilan22
DRP-Ferizaj25
DRP-Prizren00
DRP-Pejë47
DRP-Gjakovë931
DRP-Mitrovicë Jugu11
DRP-Mitrovicë Veri00
Departamenti i kufirit00
Gjithsej:3181

Autoritetet përkatëse kanë vendosur orë policore e cila fillon nga ora 17:00 dhe përfundon në ora 06:00 të mëngjesit. Ky vendim është marrë si masë preventive kundër përhapjes së Coronavirusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme