85-vjeçari dyshohet se u dogj i gjallë në malet e Skenderajt

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Të dielën në stacionin e policisë në Skenderaj është raportuar se një 85-vjeçar ka mbetur pa shenja jete, ndërkaq dyshohet se vdekja është shkaktuar nga plagët e shkaktuara nga zjarri.

Rastine ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Me datën 24 mars 2019, në stacionin policor në Skenderaj, është raportuar se një 85 vjeçar ka mbetur pa shenja jete, ku dyshohet që vdekja të jetë shkaktuar nga plagët e pësuara nga zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.  

Ndërkaq Zahiti bën të ditur se hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit të rastit kanë nisur hetimet për të qartësuar rrethanat mbi vdekjen e viktimës. Nga të dhënat e para të siguruara nga disa dëshmitarë thuhet se viktima fillimisht kishte shkuar në një zonë malore ku kishte ndezur një zjarr ku edhe janë ngritur dyshimet për vdekjen e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme