Një 86 vjeçar nga Prizreni ka raportuar në Polici se të premten i është vjedhur kuleta derisa po dilte nga banka.
Policia rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se sot ka arrestuar personin A.K., i cili ka plaçkitur të moshuarin.
Ky është njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:20 minuta të datës 25 maj, një plak i vitlindjes 1932 pasi kishte dalë nga hapësirat e një banke në Prizren kishte vërejtur se i mungonte kuleta me një shumë parash. Pas denoncimit të rastit, policia e Prizrenit ka nisur me hetime të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarit A. K.
Gjatë intervistës, i dyshuari, i ballafaquar me provat materiale ka qenë bashkëpunues. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti mbetet nën masën e arrestit policor.