88 mijë e 718 qytetarë të vaksinuar me dozën përforcuese dhe të tretë të vaksinës Anti-COVID
88 mijë e 718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë treguar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar 1 mijë e 239 doza të vaksinës Anti-COVID.
Ndërsa, numri i dozave të administruara të vaksinës deri tani ka shkuar në 1 milion e 792 mijë e 775.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës. Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 88.718 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.