Një në nëntë persona vdesin në botë si pasojë e ndotjes së ajrit.
Këto janë të gjeturat më të reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilat janë shqetësuese edhe për qytetarët e Prishtinës. Sipas kësaj organizate, ndotja e ajrit është një nga sfidat dhe rreziqet me të mëdha për shëndetin e njerëzve.
Kurse, së fundmi edhe kryeqyteti i Kosovës është radhitur në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Prishtina është në një vij me Nju Delhin, Dakan, Lahoren etj.
Studimet e fundit në të njëjtën kohë tregojnë se mbi 9 milionë njerëz vdesin në botë nga ndotja e ajrit. Nga kjo rrjedh se ndotja shkakton tre herë më shumë vdekje çdo vit sesa HIV / AIDS, tuberkulozi dhe malaria, apo vdekjet nga varfëria.
E Prishtinën jemi mësuar shpesh ta shohim të radhitur të parën në botë sa i përket mjegullës së tymit dhe ndotësve të tjerë në ajër.