Të dish të jesh komunikues i mirë është shumë e rëndësishme në produktivitetin tuaj. Komunikimi i dobët mund të shkaktojë rezultate katastrofike, kohë të humbur, zhgënjim, takime të paefektshme, punë jo produktive dhe mungesë avancimi në karrierë dhe arritjen e qëllimeve.
Mungesa e komunikimit sjell pasoja negative edhe në lidhje me familjarët dhe njerëzit e dashur.
Për të zhvilluar aftësitë tuaja komunikuese duhet të dini disa këshilla si dhe të jeni të vëmendshme ndaj tyre.
Vlerëso bashkëbiseduesin – Vlerësimi është një hap për të zhvilluar një raport dhe bisedë të mirë.
Lidhuni me bashkëbiseduesin – Zbuloni hobit, sportet që pëlqeni, ndërsa shmangni bisedimet politike dhe ato fetare.
Ji pozitiv – Gjatë komunikimit duhet të jeni inkurajues e të sjellshëm edhe kur shprehni pakënaqësi apo shqetësim.
Kujdes me tonin e zërit – Tonet kundërshtuese, apo imponuese nuk janë asnjëherë produktive. Duhet të jetë bashkëpunuese, i qetë dhe i drejtpërdrejtë.
Fokusohuni te rezultatet – Rezultati juaj i dëshiruar do të ndihmojë edhe në përcaktimin e rrjedhës së komunikimit.
Bëhuni një dëgjues i mirë – Komunikimi me sy është vendimtare. Të jeni të sjellshëm, të mos ndërprisni, të pranoi pikëpamjet e të tjerëve janë parime themelor në një komunikim produktiv.
Kujdes me gjuhën e trupit – Mungesa e komunikimit me sy dhe hutimet janë shenja të nervozizmit dhe padurimit.
Kërkoni reagime të bashkëbiseduesit – Kur bashkëbiseduesi reagon do të thotë që ai është duke të dëgjuar dhe ju keni qenë një komunikues i mirë.
Tregoni respekt në bashkëbisedim – Komunikimi produktiv përfshin respekt, konsideratë, përgjigje dhe qartësi.