9 raste me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkohë që nuk është raportuar për asnjë të vdekur.
IKSHPK ka njoftuar edhe për 14 të shëruar në 24 orët e fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 179.
Njoftimi i plotë:
18 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 179.