Numri i pacientëve që kanë kërkuar shërbime mjekësore në ndërrimin e tretë të punës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare sipas autoriteteve komunale është tregues për domosdoshmërinë e funksionimit 24-orësh të këtij institucioni shëndetësor.
Drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, ka bërë të ditur se në natën e parë të punës gjatë ndërrimit të tretë në QKMF janë paraqitur afër 90 pacientë, transmeton Koha Ditore.
“Në QKMF në Prizren brenda një nate kanë kërkuar shërbime mjekësore gjithsej 87 pacientë”, ka thënë Shehu, duke konfirmuar se këto shifra tregojnë se ka qenë e domosdoshme zgjatja e orarit të punës në këtë qendër të mjekësisë primare.
Ngjashëm, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka theksuar se në dy orët e para të lansimit të shërbimit të ri 24-orësh në QKMF janë dhënë 36 shërbime mjekësore (jourgjente) për pacientët