Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Parqeve filluan rregullimin e oborreve te QMF-ve të Prishtinës

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka njoftuar se Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Drejtorinë e Parqeve kanë filluar rregullimin e oborreve, duke mbjellë kështu fidanë brenda hapësirave të jashtme të Qendrave Mjekësore Familjare  në komunën e Prishtinës. 

“Prandaj, sot filloj rregullimi dhe mbjellja e fidanëve në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Breg të Diellit, Prishtinë.
Drejtoria e Shëndetësisë, përveç angazhimit për sigurimin e shërbimeve sa më cilësore, po angazhohet edhe për rregullimin e hapësirave të jashtme brenda QMF-ve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme