955 zyrtarëve të lartë do t’u verifikohet pasuria, përfshirë edhe kryeministrin Kurti

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 11:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka bërë hedhjen e shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli ka treguar se janë gjithsej 4 769 zyrtarë të lartë të cilët do t’i nënshtrohet shortit për verifikimin e deklarimit të pasurisë.

Pasuria do t’i kontrollohet edhe kryeministrit Albin Kurti. Pjesë e listës se dalë nga shorti janë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetet Mimoza Kusari-Lila, Blerta Deliu- Kodra, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, Lumnije Thaçi, gruaja e ish-presidentit Hashim Thaçi etj.

“Bazuar në Ligjin për Deklarim të Pasurisë pasi të bëhen publike deklaratat e pasurisë nga zyrtarët e lartë fillon hedhja e shortit për ata zyrtarë të cilët do të jenë pjesë e kontrollit të 20 përqindëshit ku gjithsej janë 4769 persona, nga të cilit pas numrit përzgjedhës çdo i pesti do të jetë pjesë e këtij kontrolli”.

Nga lista e përzgjedhur 955 zyrtarë të lartë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Havolli poashtu ka thënë se 2 për qind e zyrtarëve nuk e kanë deklaruar pasurinë.

“Prej ditës së hënë ngarkohen zyrtarët me raste dhe fillon procedura e verifikimit të deklaratave të pasurisë dhe përfundon në dhjetor. Ka deri 2 për qind të zyrtarëve që nuk e deklarojnë pasurinë, por trendi vazhdon të jetë i njëjtë”.

Kurse për gabimet e përfolura në media ai ka përsëritur se ato nuk janë lëshuar nga Agjencia, por nga vetë deklaruesit, raporton EO.

“Gjatë procesit të deklarimit mund të ndodhin gabime, por që ditët e fundit të përfolura në media nuk kanë qenë gabime të agjencisë por të vetë deklaruesit të cilët pastaj janë përmirësuar”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme