ATK-ja me rregullore për parandalimin e konfliktit të interesit, Agjencia kundër Korrupsionit ofron ndihmë

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 10:32 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj dhe drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Ata prezantuan Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ATK, e cila njëherazi është ndër të parat që është bërë nga institucionet e vendit.

Murtezaj me këtë rast tha se bazuar në rezultatet e anketave të bëra kohë më parë ka rezultuar që kohëve të fundit ka perceptim të lartë të qytetarëve në lidhje me korrupsionin.

“Institucioni jonë në bashkëpunim me AKK-në dhe organizatat tjera kemi arritur që të zhvillojmë këtë rregullore dhe ta miratojmë si të tillë”, është shprehur ai.

Murtezaj ka thënë se rregullorja ka marrë miratimin e menaxhmentit të ATK-së.

“Kam pas prioritet kryesor implementimin e kësaj rregulloreje”, ka thënë mes tjerash ai.

Murtezaj ka treguar se po përpiqen që të rrisin transparencën dhe llogaridhënien në këtë institucion.

“Lufta kundër korrupsionit nuk mund të luftohet vetëm nga një institucionin i vetëm, andaj ne kemi bashkëpunim të mirë me institucionet tjera si Policinë, gjykatat e prokurorinë”.

“Rregullorja ka për qëllim poashtu parandalimin e konfliktit të interesit të gjithë stafit të ATK-së”, ka shtuar ai.

Gjithashtu ai ka thënë se në rregullore parashihet që tu ndalohet marrja e dhuratave që bien ndesh me ligjin.

Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli ka thënë se ligji trajton të gjithë të punësuarit në institucionet publike sa i përket konfliktit të interesit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka theksuar se ka pasur raste që zyrtarë të ATK-së, kanë shkelur këtë ligj duke poseduar biznes dhe duke mos e deklaruar atë.

“Kemi hasur që zyrtarët të ATK-se kanë biznese dhe nuk i kanë deklaruar ato. Duke parë këto jemi dakorduar për hartimin e rregullores së brendshme”.

“Ky ligj ka filluar t’i jap produktet e para. Ne do t’i ndalim ndihmë ATK-së për zbatimin e kësaj rregulloreje”, është shprehur ai.

Të ngjashme