Për 12 ditë, 88 raste denoncimi për punëdhënësit nga punëtorët

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se për 12 ditë janë raportuar 88 raste denoncuese për punëdhënësit. Kjo përmes aplikacionit elektronik për verifikimin e punëtorëve, nëse janë të regjistruar nga punëdhënësit e tyre.

“Bazuar në projektin për formalizimin e punësimit ndër arsyet kryesore që kanë kontribuar që punësimi joformal të trajtohet si i tillë janë nën-deklarimi i pagave, pagesa e pagave në dorë, të punësuarit pa kontrata pune, etj. Të gjitha pikat e përmendura janë evidentuar edhe në raportet dhe anketat e bëra nga Banka Botërore, raportet e financuara nga Bashkimi Evropian, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Akademia e Shkencave të Kosovës, Njësia e Inteligjencës Financiare, si dhe nga Institucionet tjera, dhe të gjeturat nga ATK në terren”

ATK fton të gjithë punëtorët që t’i bashkohen kampanjës së ATK-së, duke shfrytëzuar këtë aplikacion, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë që t’i ulim statistikat e punëtorëve të pa formalizuar, duke mundësuar realizimin e të drejtës tuaj për një të ardhme me një pensionim të sigurtë.

Aplikacion mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme