ATK-ja në diskutim publik me shoqërinë civile lidhur me formalizmin e punëtorëve

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 11:21 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Platforma Civikos dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet kanë mbajtur diskutimin me organizatat nga shoqëria civile rreth formalizmit të punësimit në vend, si dhe implementimit të projektit të ATK-së “Punësimi joformal 2021-2023”, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se kanë hartuar projektin e “Punësimit Joformal 2021-2023”, me anë të së cilit planifikohen aktivitete intensive në identifikimin e personave të cilët shmangun përmbushjen tatimore.

Murtezaj, tha se dëmet e punëtorit që operon pa kontratë të punës janë të mëdha, pasi që nuk mund t’i gëzojë benefitet.

Dëme tha kanë edhe kompanitë, teksa shembull mori lëndimet që po ndodhin në punë, ku shtoi se 5 për qind e deklaruesve kanë rrogë nën 150 euro.

“ATK ka hartuar projektin ‘Punësimi joformal 2021-2023’, me anë të secilit do të bëhet identifikimi i bizneseve që i shmangin tatimit. Ne fillimisht përmes takimeve kemi bërë tentime për ta informuar opinionin për beneficionet që i ka punësimi formal, ku pastaj takim kemi pasur edhe me odat ekonomike”.

“Ne në kapacitetet tona kemi shprehur rreziqet që bëhen nga një punë jo formale në Kosovë. Dëmet janë shumë deminzional, poashtu edhe për punëtorin që në mungesë të kontratës nuk mund ti gëzojë benefitet, dëmet janë edhe për kompaninë, ku në rast se një punëtor lëndohet në punë, atëherë dëmi është i madh, e mos të flasim nëse ai punëtor e pëson me fatalitet”.

Në kuadër të pakove të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, Murtezaj tha se 10 mijë punëtorë kanë kërkuar aplikuar të përfitojnë nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike.

“Në kuadër të pakove të rimëkëmbjes dhe ringjalljes ekonomike, u është dhënë mundësi bizneseve që t’i formalizojnë punëtoret e tyre, në mënyrë që të përfitojnë nga pakot e dhëna nga Qeveria. Nga pako e fundit e ringjalljes ekonomike, 10 mijë punëtorë kanë kërkuar të përfitojnë nga pakot e rimëkëmbjes ekonomike, dhe nuk dua të them se të gjithë kanë qenë punëtorë të rinj”, tha Murtezaj. 

Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Selim Thaçi, tha se pagesat në mënyrë elektronike kanë shënuar rritje, raporton EO.

Fjalë të mëdha pati edhe për ATK-në, teksa shtoi se në vlerësimet e FMN-së, puna e ATK-së është e shkëlqyer.

“Rritja e pagesave elektronike është rritur, dhe kjo është një rekomandim të bëhen pagesat në mënyrë të keshit. Në si FMN në vazhdimësi e suportojmë ATK, dhe vlerësimet tona janë se ATK po bën një pune të shkëlqyer dhe në linjë me ekspertët ranë. Të dhënat e raportit të ardhshëm do të tregojnë një rritje të atyre që deklarojnë”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme