Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Gjilan ka rënë nën 100 dhe ky është lajm i mirë.
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së epidemisë së kornavirusit, është njoftuar sot me gjendjen e përgjithshme të pandemisë në komunën e Gjilanit.
Të shëruar janë 3 mijë e 295 persona, të vdekur 108, raste aktive 98, mostra në pritje 100, të spitalizuar 17, gjithsej të testuar 9 mijë e 846, kurse gjithsej pozitiv deri tani kanë rezultuar 3 mijë e 500 persona.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se rënia e numrit të të infektuarve nën 100, është lajm i mirë, por u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë.
“Rënia e numrit të të infektuarve dhe i vdekjeve nuk do të thotë që rreziku nga koronavirusi ka kaluar”, ka thënë Haziri, duke kërkuar zbatim të masave maskë, distancë dhe higjienë personale.