Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetenëntë (99) aktakuza kundër njëqindenjëzet (120) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzet (20) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër gjashtë personave N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B. për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “Manipulim me prova, në bashkëkryerje”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit.
ka ngritur gjithsej njëzetetetë (28) aktakuza, kundër tridhjetë (30) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.