Në Prishtinë do të ketë balotazh ndërmjet Vitisë (VV) dhe Ramës (LDK)

| 17 Tet 2021 | 19:07 | Nga

Prishtina do ta ketë një raund të dytë zgjedhjesh për kryetar të Prishtinës sipas Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post dhe Instituti Source.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, përkundër pritjeve të partisë, nuk ka arritur ta fitojë garën qysh në raundin e parë, përkundër se ka dalë i pari.

Vitia ka arritur rezultat prej 44.5% për qind në Prishtinë.

I dyti është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, me 26.5 %, derisa në vendin e tretë, me një rezultat të afërt me Ramën, është Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ismaili në këtë garë ka kapur shifrën e 20.9%.

I katërti është Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 5.9%, derisa kandidati i Aleancës Kosova e Re, Gëzim Mehmeti me 2.2%.

Të ngjashme